“E Verteta” – Mesime nga mençuria e popujve –

Sipas nje legjende te shek 19-te, Genjeshtra dhe e Verteta u takuan nje dite…
Midis te tjerave, Genjeshtra i thote se Vertetes: «Eshte kohe shume e bukur sot».
E Verteta sheh rreth vetes, ngre syte ne qiell: vertet ishte dite e bukur …
Te dyja, kaluan kohe se bashku, dhe nje dite tjeter, kur kaluan para nje pusi, Genjeshtra i thote perseri se Vertetes :
«Uji eshte shume i mire, hajde te lahemi».
E Verteta perseri nuk deshi t’a besonte, por kur preku ujin me dore, vertet ishte shume i mire, dhe vendosi te lahej me Genjeshtren.
Hoqen rrobat dhe u futen ne uje …
Befas, Genjeshtra del nga uji, vesh rrobat e se Vertetes dhe largohet duke vrapuar.  E Verteta, e terbuar nga zemerimi, del nga pusi dhe vrapon gjithandej per te gjetur Genjeshtren, qe ti merrte rrobat e saj …
Gjithe njerezit, qe shihnin te Verteten krejt lakuriq, kthenin koken nga ana tjeter plot perçmim dhe zemerim.
E Verteta e shkrete, nga turpi, u kthye tek pusi, dhe aty u zhduk pergjithmone …
Qe atehere, Genjeshtra udheton kudo ne bote e veshur si e Verteta, duke kenaqur nevojat e te gjithe njerezve dhe te shoqerise, dhe keshtu, askush nuk ka me me nevoje t’a shohe te Verteten lakuriq … !

Tabloja titullohet : «E verteta qe del nga pusi», e Jean-Léon Jérôme, 1896.