21 Shtator 2023

Gazetarë të kronikës bëjnë me dije se hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ende nuk ka detaje për çfarë bëhet fjalë por është mësuar se hetuesit kanë hyrë në zyra dhe u kanë kërkuar dy prej zyrtarëve të mos bëjnë asnjë lëvizje dhe të dorëzojnë celularët.

Hetuesit e BKH zbarkuan në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy zyrtarëve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë!”, shkruan gazetarja Klodiana Lala në rrjete sociale.

Për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur spekulime të shumta muajt e fundit për hetime, madje edhe për probleme me amerikanët. Në përgjigje indirekte të zërave u publikuan dje pamje nga një takim me zyrtarë të Ambasadës në Tiranë.

Nuk përjashtohet që hetimet të jenë për zyrtar të tjerë të kësaj ministrie.

Gazeta Dita