4 Prill 2024

Në përgjigje të akuzave të Elisa Spiropalit, kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se ajo e kishte të vështirë të mbronte trafikantët e drogës.

“Gjatë fjalës kokën e mbajte ulur. Është e vështirë t’i dalësh në mbrojtje një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Unë jam në Kuvend dhe nuk jam fshehur. Kam edhe një dosje. Nuk vjen për të dhënë llogari për policinë, për vëllain që udhëton me trafikantët e drogës. Unë nuk kam shpikur rrotën, kam nxjerrë dosjen e prokurorisë që ju shpresonit ta zinte pluhuri i harresës.

E kam çuar në Prokurori për denoncim siç kam bërë deri më sot për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun. Me keni thënë të njëjtën gjë por e vërteta ka dal. Nuk fshihem kurrë. Jepi pak zemër atij që ke në krah dhe të vijë ai të japë sqarime”, tha Bardhi.