E gjithë bota me sy te lufta në Ukrainë, Koreja e Veirut lëshon raketën e radhës së testimeve

27 SHKURT 2022

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në brigjet e saj lindore të dielën, thanë zyrtarët koreano-jugorë dhe japonezë.

Shefi i Shtabit Madhor të Koresë së Jugut tha se raketa u lëshua nga një vendndodhje afër Sunanit, ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar i Phenianit. Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi tha se raketa e së dielës mund të ketë fluturuar deri në 600 kilometra (400 milje), në një rreze prej 300 kilometrash (200 milje).

“Ka pasur lëshime frekunte që nga fillimi i vitit dhe Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë me shpejtësi teknologjinë e raketave balistike”, tha Kishi në një deklaratë televizive. Kishi shtoi se Koreja e Veriut po kërcënon sigurinë e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut tha se lëshimi i raketës së Veriut ishte i padëshirueshëm, ndërsa bota po përpiqej të zgjidhte krizën e Ukrainës. Komanda Indo-Paqësorit e ushtrisë amerikane i bëri thirrje Koresë së Veriut që të “përmbahet nga aktet e mëtejshme destabilizuese”.

Presidenti i SHBA Joe Biden vendosi sanksione ndaj Koresë së Veriut në janar, edhe pse administrata e tij u përpoq të angazhonte Phenianin në dialog në një përpjekje për ta bindur atë të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.

Koreja e Veriut lëshoi një numër rekord të raketave kryesisht me rreze të shkurtër veprimi në janar. Ajo kreu testin e saj të fundit më 30 janar, kur lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme Hëasong-12, arma më e madhe e gjuajtur që nga viti 2017.

Koreja e Veriut, e cila ka lidhje të ngushta me Kinën, nuk testoi asnjë raketë gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit në shkurt.

Gazeta Shqip