“Mëshira” e Mikelanxhelos. – Ekspozohen tre skulpturat e Mjeshtrit të madh të Rilindjes në Firence

24 Shkurt 2022

Seria e veprave më të bukura të krijuara nga gjeniu i Rilindjes Italiane, Mikelanxhelo, që mbajnë emrin “Pieta” ose “Mëshira”, janë ekspozuar për publikun në Firence. Drejtuesja e Muzeut të Vatikanit shprehet se kjo ekspozitë është një moment reflektimi mbi vuajtjet e kohës sonë.

Tre skulpturat “Pieta” ose “Mëshira”, të mjeshtrit të madh të Rilindjes, Mikelanxhelo janë shfaqur në një ekspozitë në qytetin e Firences. Për publikun janë ekspozuar seria e asaj që ndodhet në Vatikan dhe Pietà e papërfunduar e shfaqur në Milano, si dhe Pietà Bandini origjinale, e restauruar së fundmi.

“Pietà” apo “Zoja e Dhimbshme” është vetë feja e artistit të madh, skalitur në mermer”.

“Le të flasim për Mesdheun. Mesdheu nuk është vetëm një vend gjeografik, ai është një vend i shpirtit dhe gjithashtu një vend qytetërimi dhe kulture, si tre Pietà e Michelangelo. Dhe nuk është rastësi që fati i konfliktit midis Rusisë dhe Ukraina mund të zgjidhet, në një mënyrë ose në një tjetër, në Mesdhe”, tha Dario Nardella, Kryetar i Bashkisë së Firences.

“Pieta” është një vepër arti e cila përshkruan Krishtin dhe Shën Mërinë duke e vajtuar. Mikelanxhelo nuk ishte më shumë se 25 vjeç kur përfundoi krijimin e tij, i cili u bë një shembull i përsosur i ikonografisë në skulpturë.

“Më shumë se çdo gjë tjetër, është një moment reflektimi, ne jemi në një javë të rëndësishme këtu në Firence për ardhjen e të gjithë peshkopëve të Mesdheut dhe dialogun me kryetarët e bashkive, dhe më pas ardhjen e Papës të dielën, një moment i reflektim mbi vuajtjet e kohës sonë”, u shpreh Barbara Jatta, Drejtore e Muzeut të Vatikanit.

E njohur ndryshe si “Mëshira Vatikan”,  ajo është një nga veprat më të bukura të krijuara nga gjeniu i Rilindjes Italiane. Një kryevepër e përjetshme, e cila, edhe pas pesëqind vjetësh, vazhdon të na mahnitë.

Pergatiti Besmira Pelushaj

Tv OraNews