28 Dhjetor 2025

Qindra banorë të Vlorës kanë rrethuar gjatë mbrëmjes së sotme teatrin Petro Marko, aty ku bashkia po festonte për festat e fundvitit.

Qytetarët kanë hapur portat e teatrit dhe janë futur brenda, duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.

“Duam ujë”, ishhte një nga thirrje e protestuesve vlonjatë.

Ata kanë pushtuar sallën duke bërë thirrje që të vijë t’i takonte kryetarja e bashkisë.