18 Gusht 2026

Avokatja e njohur, Adriana Kalaja ka njoftuar dje se do të paraqitet sot, më 18 gusht, në orën 11:00 pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku thotë se do të depozitojë një kallëzim shtesë dhe prova të reja. Në një postim në “Facebook”, Kalaja ironizon SPAK-un, duke e cilësuar si “Maternitet” dhe shprehet se do t’i kërkojë drejtuesve të institucionit përgjigje mbi të dhënat e sistemit TIMS, lidhur me një Irena Gjokën dhe djalin e saj.

Ajo ngre pyetje mbi pretendimet për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe përmend emrat e Taulant Ballës, Ulsi Manjës dhe Oltion Bistrit, duke kërkuar të hetohet nëse ka pasur lidhje mes këtyre personave dhe veprimeve në sistem. Më tej zonja Kalaja ngre gjithashtu dyshime për amnistimin e Oltion Bistrit dhe heqjen e sekuestros së disa pasurive, duke përmendur edhe emra të tjerë të politikës dhe drejtësisë.

Ajo thekson se këto janë çështje që do t’i paraqiten SPAK-ut bashkë me provat e reja. Ndërkohë, avokatja Kalaja paralajmëron se pas kësaj do të vijojë me një tjetër kallëzim, ku përmend Sokol Sadushin dhe akuza për abuzim me fonde të USAID në vlerën 10 milionë dollarë. Në fund, Kalaja u bëri dje thirrje ndjekësve ta ndjekin deklaratën e saj sot në orën 11:00.

Postimi i plotë i avokates së njohur 

Ora dhe vendi i takimit, nuk kanë ndryshuar……. Poooooooooor, ka ndryshuar emri i institucionit. Meqenëse SPAK, kohët e fundit është kthyer në Maternitet dhe shumica e spakistëve presin “shtatëzanitë” e grabitësve të pasurive e parave publike që të kryejnë veprime proceduriale hetimorë, nesër, me provat e reja, do i kërkojmë Krye Gjinekologut Braho dhe jo vetëm, të na vërtetojnë se kush e ka lindur djalin e Irenës me disa mbiemra, datëlindje dhe pasaporta, meqenëse sipas sistemit TIMS, magjistratja që sot duhet të ishte e dënuar dhe jashtë sistemit, rezulton të ishte në Shqipëri dhe se ka dalë nga Rinasi, pas 20 ditësh?????? Për këtë arsye, pyetjet që do depozitohen në kallëzimin shtesë dhe provat e reja janë se:

I. Kush ndërhyri në sistemin TIMS:

1. Taulant Balla?

2. Ulsi Manja?

3. Oltion Bistri?

II. A lidhje amnistimi i Oltion Bistrit, nga Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pasaporta, në bashkëpunim me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, me këto ndërhyrje në sistemin TIMS?

III. A ka lidhje heqja e sekuestros së pasurive të Oltion Bistrit, nga Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pasaporta, në bashkëpunim me Fatmir Xhafën (për pasuritë që i kaluan Armand Lilos), Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, me ndërhyrjet  që mund të ketë bërë Oltion Bistri, për shkak të lidhjeve në organet policore greke? Për këto dhe të tjera surpriza, më ndiqni nesër datë 18 gusht, ora 11.00. Ndërkohë, pyetjes që bëj gjithmonë se kush e ka radhën, me qêllim që të mos ju lë në ankth, se helvete periudhë pushimesh, po i përgjigjem vetë:

– Sokol Sadushi dhe bashkëpunëtorë të tij, i konvertuar në producent e regjisor shfaqjesh për banditin Kryeministër, për abuzimin e fondeve të USAID në shumën 10 milionë USD dhe jo vetëm…….. Ndaj, mos i fikni celularët… Më ndiqni……..”, shkroi dje në rrjetet sociale avokatja e njohur, Adriana Kalaja.