Ngatërrohet identiteti i viktimës në Ksamil/ Nga francez në portugez, policia zbardh të dhëna të reja për ngjarjen

18 Gusht 2026
Policia ka zbuluar të dhëna të reja mbi identitetin e viktimës. Fillimisht u njoftua se i riu ishte shtetas francez, po pas verifikimeve ka rezultuar se ai është portugez dhe quhet Luis Miguel Varela Mendes.
Identifikimi i tij është bërë nga mjeti i identifikimit.
Sipas autoriteteve hetimet janë përqendruar edhe te roli i dy shtetasve turq, në mjetin e të cilëve u gjet Sokrat Vata, autori i ngjarjes, i arrestuar pak orë më parë në Levan të Fierit.
Ksamil, Sarandë/Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:
Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.
