Donald Lu i prish alibinë Edi Ramës: “Ai nuk mund të flasë në emrin tim”

Ambasadori amerikan Donald Lu,  ka reaguar pasi Ed Rama përmendi emrin e tij dje në parlament duke e përdorur si një alibi për dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt. “SHBA po i shqyrton akuzat për vëllanë e Fatmir Xhafajt, – ka deklaruar Donald Lu për Nevs 24. – Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të do të flasim në emrin tonë.”

Kryeministri pati deklaruar dje ‘Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

Opozita akuzoi se Rama është renditur përkrah ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për mbrojtjen që ai i ka bërë dhe po i bën vëllait të tij të dënuar në Itali si trafikant ndërkombëtar.

Por, si gjithnjë edhe siç veproi për çështjen e kanabisit edhe ndaj akuzave se ai po përpiqet të kapë drejtësinë, kryeministri ka përdorur si alibi ambasadorin amerikan (lexo linkun lart). Kjo është hera e parë që “miku Lu” e prish paktin me Ramën duke i kujtuar atij se nuk mund të flasë në emër të abasadës së ShBA.