31 Mars 2023

Ditën e djehsme gjatë një konference me gazetarët kryeministri Rama deklaroi se vetëm në muajin Prill pensionistëve do iu dhurohen 50 mijë lekë shpërblim.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me premtimin e kryeministrit Edi Rama për 50 mijë lekë shpërblim duke e cilësuar lëmoshë.

Pensionistë të shumtë kanë telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 duke shprehur shqetësimet e tyre për situatën ekonomike e politike. Ata deklaruan se me pensionin që marrin nuk mund të paguajnë dot as ilaçet dhe jeta është bërë e papërballueshme.

Të tjerë iu bën thirrje pensionistëve të mos e pranojnë 50 mijë lekëshin.

“Është gjynah që ne pensionistët të shpërblehemi me 50 mijë lekë. Ne kemi punuar gjithë jetën dhe të na japin 50 mijë lekë. Pse kryeministri i ngre rrogat të gjithë pushtetarëve? Iu bëj thirrje pensionistëve mos të pranojnë lëmoshë. Të ngrihemi të tërë, ndoshta s’kemi mundësi për protesta, por të ulemi atje në tokë”.

“Ai 50 mijë lekëshi që thotë kryeministri është lëmoshë. Unë më 50 mijë lekë nuk marr dot ilaçet. pse nuk heq TVSH-në e dritave. Paguaj 1200 lekë për televizionin. Mos t’i marrë TVSH-në pensionistëve. Marr 70 mijë lekë pension, është turp dhe faqe e zezë. Ai po tallet me pensionistët. Ua ngre qeveritarëve rrogën, pse nuk ua ngre pensionistëve”.

Gazeta Sot