Do ta rrezojme QEVERINE

“Do ta rrëzojmë qeverinë”, Basha merr vendimin pas mbledhjes: Të shtunën opozita do të nisë…-

16 janar 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lajmëruar se të shtunën, datë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për vendsojen e një date për nisjen e protestave popullore.                                

Deklaratën e bëri nga selia e PD-së, pas një mbledhjeje me aleatët për rreth 1 orë e 30 minuta, ku Basha u shpreh se opozita ka vendosur që të udhëheqë protestat popullore, deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“E gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota e pa se si në parlament Edi Rama i hoqi opozitës edhe të drejtën elementare më kushtetuese, të drejtën për të folur.  Vendi po rrëshket drejt autoritarizmit dhe diktaturës, Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat kombëtare. Ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët dhe ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët.

Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, prandaj në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Ky është vendimi i opozitës së bashkuar….

Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitë së bashkuar, përfaqësuesit parlamentar dhe përfaqësuesit e tjerë, po kështu do të mbledhin forumet e tyre. Do të vendosim e do të komunikojmë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë”, u shpreh Basha në një deklaratë para mediave.

I pyetur nëse do të marrin pjesë në parlament, paralelisht me protestën, Basha u shpreh se “do të bëjmë gjithçka për t’i shërbyer objektivit që shpallëm këtu, largimit një orë e më parë të Edi Ramës.

Do ta rrezojme QEVERINE