“Do bëhej hataja…”. Ilir Meta: – Si mu lut Lulzim Basha me lot në sy që të anuloja zgjedhjet

22 NËNTOR 2021

– Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një konference për mediat, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kreu i shtetit ka treguar bisedën me Lulzim Bashën, i cili, sipas tij, “iu lut që të shtyheshin zgjedhjet”.

Sipas Ilir Metës, Basha kishte planifikuar një protestë të madhe me 8 qershor dhe kishte frikë se mund të përshkallëzonte në dhunë.

“Sa më shumë afrohej data 30 qershor, aq më shumë përshkallëzohej situate në vend, mes maxhorancës dhe opozitës. Palët politike, me gjuhën e urrejtjes, akuzonin njëra-tjetrën. Situata u shoqërua me shumë protesta masive, pati shumë të plagosur nga protestuesit dhe forcat e rendit.

Shqipëria po shkonte drejt përshkallëzimit social, duke rrezikuar paqen. Basha kishte paralajmëruar një protestë finale më 8 qershor, si protesta finale që do bëhej hataja.

Kisha informacion që do të përdorej dhunë e pakontrolluar ndaj intitucioneve të vendit. Presidenti në datë 6 qershor ndodhej në një vizitë zyrtare në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi edhe Basha në Gjermani, dhe iu lut presidentit, duke iu përgjëruar me lot në sy, që presidenti të anulonte protestën dhe të shtynë zgjedhjet.

Sepse protesta do të degradonte në dhunë dhe Lulzim Basha nuk e kontrollonte dot popullin opozitar. I trembur, ndërsa popullit i thonte do bëhej hataja, Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit që të anulonte zgjedhjet”, tha Ilir Meta.

Prej ditësh me PD, LSI dhe rrjedhimisht edhe presidentit ka nisur një përplasje e fortë politike. Krisja erdhi, pasi kreu i PD, i futi Metën dhe Berishën në “trekëndëshin e Bermudës”, bashkë me Edi Ramën.

Gazeta SHQIP