Dita e 37-të. “Ky popull e ka seriozisht”/ Protestuesit mbushin bulevardin para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen 20:11 | 06/07/2026 A A “Ky popull e ka seriozisht”/ Protestuesit mbushin bulevardin para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Protestues

7 Korrik 2026
Protestues të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë në ditën e 37-të radhazi për të kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa e tyre është drejtuar pa ndalim dhe prerazi përgjatë të gjithë ditëve të protestës duke treguar qëndresë në qëllimin e revoltës qytetare.
Në fjalën hapëse u deklarua se rezistenca e qytetarëve u ka treguar të gjithëve, përfshirë qeverinë, por edhe partnerët ndërkombëtarë se “ky popull e ka seriozisht.”
