24 Korrik 2023

Prej më shumë se 3 javësh pjesa më e madhe e Europës ëhstë përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, përfshirë edhe Ballkanin.

Por ndërsa në Shqipëri temperaturat vijojnë të jenë ende shumë të larta, disa qytete të Kosovës janë përfshirë mbrëmjen e sotme (23 korrik) nga stuhi të forta shiu dhe breshëri.

Siç shihet edhe në videon e publikuar ne media, në Malishevë ka patur stuhi të forta shiu, ndërsa në qytetet të tjera ka patur breshër, sasia e të cilit ka qenë mjaft e lartë.