27 Dhjetor 2025

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Fllakës, në anë të rrugës.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë në disa autobusa të linjave urbane.

Zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Nga OraNews