Dëmi nga tenderat në 2018, mungojnë 120 mln dollarë në buxhet.-

7 shkurt 2019

Prokurimet publike kanë qenë edhe për vitin që sapo lamë pas një prej shkaqeve kryesore të dëmeve financiare dhe të ardhurave të munguara në arkën e shtetit.

Scan ka zbardhur analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në 29 institucione qendrore shtetërore gjatë vitit 2018, ku ka zbardhur rreth 120 milionë dollarë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, si dhe keqmenaxhim të fondeve për një vlerë totale prej rreth 14 milionë dollarësh.

Ndër problematikat e konstatuara në auditimet e përputhshmërisë analiza e KLSH veçon shkeljet në procedurat prokurimit në kundërshtim me Rregullat e Prokurimit Publik, të cilat kanë ndikuar negativisht në: rritjen e konkurrencës; në përdorimin e fondeve publike me efiçencë, ekonomicitetit dhe efektivitet; në rishpërndarje fondesh të pa argumentuara dhe pa pasur analiza specifike të detajuara; në llogaritjen dhe argumentimin e fondeve limite; në hartimi e kritereve të veçanta në lidhje me përmbushjen e operatorëve ekonomik të kapaciteteve ekonomike, financiar dhe kapaciteteve teknike.

o.j/dita