29 Maji 2023

Tensionet në veriun e Kosovës janë rindezur me përplasje mes KFOR-it dhe protestuesve serbë. Ndërkombëtarët janë vendosur në lëvizje për të qetësuar palët. Serbia ka sjellë ushtrinë në kufi. Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko shkruan se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!” thotë Majko.