Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit

Media kanë zbardhur qëndrimin e Alibeajt për këtë proces.

“Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.”, tha Alibeaj.

Gazmend Bardhi: Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual.

Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një president konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces.

Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.

Jorida Tabaku: Duhet ti japim fund pjesemarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve

Gazeta Sot