Covid 19/ Flasin ekspertët: – Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit

2 qershor  2020

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, fazat pandemisë prej koronavirusit do të përfundonin kur 60-70% e popullsisë të ketë kontaktuar infeksionin e Covid dhe të kenë zhvilluar antitrupa. Që kjo të ndodhë, sëmundja mund të sillet në tre mënyra të ndryshme. Një nga mundësitë është që vala e parë të shoqërohet nga të tjera të vogla dhe të përsëritura që mund të ndodhin brenda vitit 2020 dhe që mund të vazhdojnë për një periudhë 1-2 vjet.

Skenari i dytë, nga ana tjetër, përfshin një valë të dytë në vjeshtë ose dimër 2020, e cila nga ana e saj do të pasohej nga shpërthime të tjera me intensitet më të ulët për dt vite. Në këtë rast, një skenar që kujton atë të gripit Spanjoll, i cili u shfaq në tre momente kryesore, çdo herë më i fortë. Skenari i tretë dhe i fundit parashikon një ulje të ngadaltë të rasteve të infeksionit, pa një skemë precize.

Sipas ekspertëve, fundi i një pandemie mund të kuptohet në dy mënyra: nga këndvështrimi mjeko-shkencor dhe nga ai social. Në rastin e parë, fundi i kurbës vjen kur sëmundja mbaron dhe infeksionet zvogëlohen, ndërsa rasti i dytë ndodh kur njerëzit rifillojnë jetën e tyre normalisht, pavarësisht nga tendenca e pandemisë.

l.h/ dita