24 Tetor 2023

Një pilot jashtë detyrës është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se u përpoq të rrëzonte një avion pasagjerësh gjatë një fluturimi të dielën mbrëma.

I dyshuari ishte ulur në kabinën e një fluturimi të Alaska Airlines pas kapitenit dhe oficerit të parë, sipas një deklarate të linjës ajrore.

Ai është identifikuar si Joseph David Emerson, 44 vjeç.

Avioni ishte në rrugën e tij nga Everett, Uashington, për në San Francisko, Kaliforni, me 80 pasagjerë në bord.

Ai u devijua në Portland, Oregon dhe i dyshuari u neutralizua pa incidente, thanë zyrtarët.

Në një deklaratë, Alaska Airlines tha se piloti jashtë detyrës po udhëtonte në kabinën e fluturimit, kur ai “përpoq pa sukses të prishte funksionimin e motorëve”.

Gazeta Sot