Çështja ‘Balluku’, Ambasada Amerikane për Report Tv: – Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve

5 Dhjetor 2025
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së. Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada Amerikane thotë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.
Çështja e Belinda Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese dhe më datë 12 dhjetor pritet të ketë një vendim nëse ankimi do kalojë ose jo për shqyrtim. Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se po i u shtron presion drejtësisë për rastin Balluku dhe e kërkuan sot në interpelancë. Kreu i qeverisë ju përgjigj në distancë se arsyeja kryesore pse e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese është që ajo të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
SI.E./I.M/ ReportTv.al
