29 Shtator 2026

Nga OraNews

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Elkier Bushkolaj foli për korrupsionin në Policinë e Shtetit, emërimet në institucionet e sigurisë dhe lidhjet e mundshme të krimit të organizuar në rajon.

“Sado bujare apo koprace tregohet SPAK-u, ne i kemi lexuar dhe sado dosje të tjera për të kuptuar se si funksionon sistemi dhe kush është njeriu i vetëm që mundet ta vërë në lëvizje të gjithë mekanizmin.

 Nëse tek inceneratorët Arben Ahmetaj nuk e thotë emrin ose nuk e tha emrin herën e parë, po tha ka vetëm një njeri në këtë vend që mund ta koordinonte pra bashkinë e Tiranës, bashkinë e Fierit zotin Subashi, bashkinë e Durrësit zotin Dako apo Sako apo kush ka qenë se janë ndërruar shumë kryetarë bashkie në Durrës, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit.

Edhe këtu ne jemi në të njëjtat kushte. Ne flasim në fakt tani vetëm për SPAK-un edhe për SHISH-in, po nuk duhet të harrojmë një element shumë të rëndësishëm që është Policia e Shtetit. Që ka peshën kryesore në përballjen me krimin e organizuar dhe është një institucion ndër më të kriminalizuarit dhe është i njëjti manual që u përdor për kanabizimin. Ajo polici që u korruptua me kanabizimin dhe që ne e pamë edhe në dosjet pararendëse qoftë të SKY ECC se si drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ishin me përqindje në parcelat e kanabisit, tash kemi një polici e cila u korruptua me paratë e kokainës. Që vijnë në Shqipëri në të gjitha rrugët dhe në të gjitha format nga portet, nga aeroportet, nga pikat kufitare, nga grupet e strukturuara kriminale. 

Tani unë do ta ndaj veç pjesën e Vlora Hysenit për të ardhur deri tek emërimi i saj këtu pastaj për të vijuar me Ergys Agasin. Ne nuk duhet të harrojmë një element shumë të rëndësishëm që duhet theksuar për shkak se, ti e di që asetin tim për Kosovën dhe gjithmonë e kam parë me një sy tjetër. Ardhja e Hysenit në Shqipëri erdhi pas shkarkimit nga shërbimi informativ i Kosovës, nga zonja Osmani dhe nga zoti Kurti për lidhje të papërshtatshme me shërbimin sekret serb, u tha asaj here.

Erdhi si këshilltare e sigurisë, sikurse kishin ardhur për shembull Gent Cakaj apo Besa Shahini apo eksponentë të tjerë, por u vendos në një sektor kyç. Po është një element që ne duhet ta rikthejmë vëmendjen, që është Open Balkan. Emërimi i saj ka ndodhur në kulmin e lulëzimit të Open Balkan. Tani se lavdërimi është edhe mirë me memorien. Vjet, ish-kreu i SPAK-ut ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Dumani.

Në sy të televizioneve dhe shumë mediave të tjera u interesuan për këtë vizitë për detaje dhe qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ishte i qartë. Në fokus të këtij takimi kanë qenë, kartelet shqiptare të drogës, kartelet malazeze dhe kartelet serbe.

 Që na orientoi për një bashkëpunim të këtyre të trejave dhe ky bashkëpunim na u përforcua dhe nga një zinxhir vrasjesh në Amerikën Latine. Janë shtatë apo tetë shqiptarë të vrarë në Amerikën Latine që lidhen me kartelet serbe dhe malazeze, me ato sllave po themi. Dhe ky zinxhir vrasjesh përkon me këtë që tha Dashi.

Dhe çfarë ndodhi? Pastaj patëm një vizitë të zotit Dumani në Mal të Zi, me direktivë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po për këtë çështje. Pastaj patëm një vizitë të kryeprokurorit special të Serbisë që kishim vite që nuk e shihnim për hir të së vërtetës, të paktën ndoshta jam dhe më i riu në këtë panel, por kryefjala ishte kjo. Dhe tani na përkon që na vendoset në krye të SHISH një eksponent që vjen për lidhje të papërshtatshme me Beogradin”, u shpreh Bushkolaj.