Artur Meçollari

30 Shtator 2026

Reagimi i Meçollarit erdhi pas shfaqjes institucionale të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila promovoi një takim zyrtar me një delegacion ushtarak italian, të kryesuar nga Gjeneral Major Luigi Casali, për projektin e Portit Ushtarak në Porto Romano. Meçollari e ka quajtur këtë lëvizje një “humor” dhe dezinformim publik për të mbuluar dështimet radhazi. Sipas tij, tenderi për Porto Romanon ka dështuar tre herë dhe fondi prej 15 milionë eurosh nuk është shpenzuar prej tre vitesh, ndërsa po tentohet zhvendosja e vëmendjes nga e vërteta e bazave detare.

Skandali më i rëndë sipas tij mbetet vendimi i vitit 2025, ku me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Bajram Begaj firmosi nxjerrjen e 80 hektarëve tokë nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes (PVP) i bazës së Pashalimanit. Me këtë akt, bazës ushtarake i mbetën vetëm 14 hektarë, ndërsa 80 hektarët i u dhanë me koncesion një firme italiane për qëllime turistike.

Ish-zyrtari ushtarak thekson se reagimi i tij vjen në një kohë kur NATO, pas studimit të fisibilitetit, zgjodhi zyrtarisht Pashalimanin si bazën e saj detare, por shteti shqiptar sot nuk ka asnjë mekanizëm ligjor për të kthyer mbrapsht 80 hektarët e hequr nga Begaj.

Reagimi i plotë i Meçollarit

“Humor” nga Ministria e Mbrojtjes: Takim me palën Italiane për portin ushtarak të Porto Romanos.   Po sikur e kishit konsultuar me NATO-n më parë? Tenderi ka dështuar tre herë për portin dhe bazën detare në Porto Romano dhe 15 milion euro që kishte alokuar Ministria e Mbtojtjes në tre vitet e fundit nuk janë shpenzuar.   Po NATO kë ka kërkuar Pashalimanin apo Porto Romanon?  Pse keni alokuar fonde në Pashalimsn për bankina me kapacitete akomodimi për anijet e NATO-s?

Si do ja bëni me atë 80 ha që nxrrët bashkë me Begajn nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes (PVP) të  Pashalimanit? Çfarë do bëhet me investimin strategjik në 80 ha në Pashaliman? Boll me dizinformacion.  Sqaroni popullin. Në 2019 Shqipëria i ofroi NATO-s bazën detare të Pashalimanit.  Strukturat e saj filluan studimin pas dakordësisë në parim në vitin 2020.

Në vitin 2023 Kryeministri i ofroi NATO-s një bazë tjetër në Porto Romano me qëllim që NATO të hiqte dorë nga Pashalimani.  NATO asnjëherë nuk u prononcua. Në vitin 2025 me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes Begaj nxori nga PVP 80 ha nga Pashalimani duke i lënë vetëm 14 ha.  80 ha iu dhanë me koncesion një firme italiane në fushën e turizmit. NATO pas përfundimit të studimit pranoi Pashalimanin si bazë të saj.  Ministria e Mbrojtjes ka alokuar fonde për këtë qëllim në Pashaliman, por tashmë nuk po gjendet mekanizmi për të rikthyer 80 ha Pashalimanit.”

Publikohet me shkurtime.

Nga Gazeta Sot