13 Shkurt 2024

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka deklaruar se inflacioni po ja u bën gjithmonë e më të vështirë jetën shqiptarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është ajo e 13% në konsumin e shportës bazike.

Tabaku shkoi se mënyra që të dilet nga kjo krizë ekonomike, është duke vendosur në qendër të vëmendjes qytetarët, shumicën, jo pakicën.

Postimi i plotë i Tabakut:

Inflacioni në Shqipëri po bën jetën gjithnjë e më të vështirë.
Socialistët në qeveri deklarojnë se shqiptarët nuk preken nga inflacioni, megjithëse përditë e më shumë shifrat janë kokëforta.
Shifrat dëshmojnë se inflacioni socialist ka rritur çmimet e produkteve dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët.
Sipas të dhënave një familje shqiptare shpenzon në vit 761 euro për fruta dhe perime, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke lënë përpara Zvicrën që ka të ardhruat për frymë 91 mijë dollarë/capita.
Familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm. Mesatarja e Bashkimit Euorpian është ajo e 13% në konsumin e shportës bazike.
Përse ekonomia është në krizë?
Bujqësia është në falimentim e sipër ndërsa qeveria nuk ka asnjë politikë pro-bujqësisë dhe blegtorisë. Punimi i tokës ka rënë, rritja e bujqësisë në rritjen e përgjithshme ekonomike është në rënie ndërkohë që politikat kryesore ekonomike të qeverisë janë për betonim dhe jo prodhim.
Në kushte të tilla tregu i brendshëm po shkatërrohet, ekonomia e familjeve shqiptare po varfërohet kurse politika ekonomike dhe fiskale e qeverisë punon në të kundërt.
Si mund të dalim nga kriza?
Duke shëruar ekonominë nga kapja e tregut, ligjet që bëhen për interesa të një pakice dhe një politikë fiskale për qytetarët. Duhet veç pak; vendosja e njerezve në qendër; jo e pakicës por shumicës.