13 Maji 2023

Një tjetër incident shënohet në ditën e zgjedhjeve. Mësohet se është goditur kandidati i PS Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam të Kolonjës.

Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin.

Mësohet Esmerald Kacolli agresori. Ka qenë dhe Et’hemi Lumani në kohën e përplasjes kandidati i PD.

Për ngjarjen ka reaguar edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili pretendon se është marrë një informacion që në Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe para.

“Kandidati i PS-së që është dhe kryetar në detyrë i bashkisë së Kolonjës Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lekë.

Në vendngjarje ka shkuar shtabi i koalicionit “BF” dhe përballen në fshatin Qinam.

Erion Isai ka dalë nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve.

Bodyguardët e Isait kanë shtyrë kandidatin e “BF”, E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili.

Nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim ndaj dy krerëve të PS-së, Isai dhe Xhelili”, thotë shtabi i koalicionit të opozitës në Kolonjë.

Ngjarjen e ka sqaruar dhe kandidati i koalicionit, “Bashkë Fitojmë”, E’them Lumani.

“Kam bërë një fushatë modeste pa asnjë lloj problemi. Dje ishte heshtje elektorale. Dje në mesnatë Isai ka qenë në fushatë bashkë me kryetarin e PS dhe një grup shoqëruesish në fshatin Qafëzez.

Kryetari i QV më njoftoi që kishte shkuar Isai aty bashkë me kryetarin e PS.

Menjëherë kam marrë në telefon shefin e Komisariatit, meqë sot është heshtje zgjedhore merrni masa të mos ndodhë ndonjë incident.

Me të marrë këtë info, djemtë e fshatit e kanë ndaluar Isain në fshatin Qinam.

Kam tentuar të zbus gjakrat, pasi incidenti mund të ishte më i rëndë.

Kanë dashur të më godasin si kryetari i PS-së, ashtu edhe shoqëruesit e Isait.

Unë jam babai juaj, jam kandidati, do ta zgjidhim këtë situatë.

Me pas ka ardhur policia dhe kanë tentuar edhe në prezencë të tyre të më godasin. Iu thashë që çështjen do ta zgjidhim në Komisariat”, sqaroi për mediat situatën kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar në bashkinë e Kolonjës, E’them Lumani.

Ndërsa pritet deklaratë zyrtare e policisë, mësohet se Xhemal Kalo i PD-së është lënë në gjendje të lirë, por po hetohet për pengim i qarkullimit të mjeteve.

Ndërsa demokrati Esmeraldo Kacolli është arrestuar me akuzën goditje për shkak të detyrës.

Nga OraNews