22 Prill 2023

Kryetari i PD-se Sali Berisha ka denoncuar dy kandidatët e Ramës për bashkinë e Patosit dhe Hasit.

Nga Përmeti, Berisha u shpreh se bashëshortja e Fation Duros ka vjedhur në hipotekën e Sarandës dhe është arratisur drejt Londrës.

“Ai i Përmetit, Fation Duro e kishte bashkëshorten ish-punonjëse apo drejtuese të hipotekës së Sarandës. Kishte vjedhur e vjedhur, ishte lëshuar mandat arresti për të, e shoqja në Londër tret pasurinë, Rama merr ryshfet dhe i emëron të shoqin kryetar bashkie në Patos. A ka vend të botës që ndodh kjo?”, tha Berisha.

Ndërsa akuzoi kandidatin e PS-së në Has se u prezantua me emrin Halit Mulaj pasi, sipas Berishës, me emrin e tij të vërtetë, Beqiri, rezulton i arrestuar 5 herë.

“Isha në Kukës, kishte marrë Beqirin, edhe ia paraqet ky është Haliti sepse si Beqir kishte nga 4-5 arrestime. Ishte arrestuar në Greqi, Itali, mos gabohem në Gjermani, Kosovë dhe Shqipëri”, u shpreh ish-kryeministri.

“14 maji është një ditë vendimtare, ka të bëjë me fatin e Përmetit dhe Shqipërisë. Ky fat qëndron në duart e qytetarëve shqiptarë. Në 10 vite u larguan nga ky vend 35% e shqiptarëve, më shumë se ukrainasit nga barbaria ruse, më shumë se çdo komb tjetër. Nga këta 80% nën moshën 30 vjeç. Varfëria, janë të varfër se vidhen në mënyrë të pamëshirshme. Këtu jemi njësoj, socialistë, demokratë, pa parti.

Ka një vjedhje të papërmbajtur. Në këtë fushatë del me lopatë, që se ka prek kurrë me dorë, hap ndonjë gropë, shan opozitën nga fillimi në fund, atë fjalor ka, përdor fjalor banal të turpshëm, në Kavajë janë të revoltuar me gjuhën e tij, vetëm një halabak mund t’ia lejojë vetes ta përdorë. Nuk tregon asgjë çfarë ka bërë, se çfarë do bëjë. Nuk tregon asnjë bilanc.

Isha në Patos, aty gjej një kandidat të tij, Fation Duro, e kishte bashkëshorten ish-punonjëse apo drejtuese të hipotekës së Sarandës. Kishte vjedhur e vjedhur, ishte lëshuar mandat arresti për të, e shoqja në Londër tret pasurinë, Rama merr ryshfet dhe i emëron të shoqin kryetar bashkie në Patos. A ka vend të botës që ndodh kjo?

Isha në Kukës, kishte marrë Beqirin, edhe ia paraqet ky është Haliti sepse si Beqir kishte nga 4-5 arrestime. Ishte arrestuar në Greqi, Itali, mos gabohem në Gjermani, Kosovë dhe Shqipëri.

Pse, ky ishte njeriu që duhej të kandidonte në Has? Ky ishte se i kishte çuar valixhen Edi Ramës. Asnjë socialist nuk do një kandidat të tillë.

Këta janë kandidatë të valixhes me para”, tha Berisha.

Gazeta Panorama