Basha: Veliera kushtoi më shumë se gjithë investimet në Shkodër

23/07/19

mapo.al

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e djathta në veri të vendit, për të ndëshkuar qytetarët që nuk kanë votuar Ramën. Sipas tij, fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Kryeministrit. “Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid”- tha Basha në një takim informal me strukturat e PD në Tropojë.

Kreu i opozitës ndau me demokratët shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, për shkak të përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Edi Ramës. “Shqipëria është zhytur në mjerim ekonomik për shkak të qeverisjes së dështuar dhe kriminale të Edi Ramës. Ekonomisë së kapur nga 5 oligarkë dhe nga 5 banda kriminale do ti japim fund!
Bashkë do garantojmë lirimin e tregut dhe nxitjen e konkurrencës. Do ulim taksat, çmimin e naftës e të energjisë. Do ti japim fund monopolizimit të ekonomisë dhe kapjes së biznesit nga të njëjtat interesa që kanë kapur parlamentin, politikën. Së bashku do ti kthejmë shqiptarëve, përmes lirisë dhe demokracisë, të drejtën dhe mundësinë për të jetuar dhe punuar me dinjitet”, u shpreh Basha.