11 Shkurt 2024

Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit të Berishës të hënën, por ndryshe nga herët e tjera, mbledhja do të zhvillohet në selinë qendrore të Rithemelimit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, thuhet në njoftim.

Mbledhja në selinë e Rithemelimit vjen disa ditë pasi Bardhi mori pjesë në protestën poshtë banesës së Berishës.