Banoret e Fierit nuk presin 16 shkurtin.- Bllokohet qarkullimi në jug të vendit. –

6 Shkurt, 2019.

Banorët e Fierit bllokojnë rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit dhe anasjelltas.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.