Banoret e Elbasanit nuk presin 16 Shkurtin.

– Qindra qytetarë marshojnë në shesh. –

3 Shkurt, 2019

Qindra qytetarë të Elbasanit protestuan sot në parkun Rinia, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Qytetarët protestues marshuan përmes parkun dhe bulevardit kryesor të qytetit, të shoqëruar nga deputetët demokratë, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, duke i bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.
Qytetarët e Elbasanit bënë thirrje për bashkim për të ndalur rrënimin e qytetit të tyre nga krimi i organizuar që po i merr të ardhmen qytetit të tyre.

Ka ardhur koha që të protestojmë vëllezër. Ekonomia jonë është e dobët dhe vetëm na kanë gënjyer. Ku janë 200 mijë vendet e punës? Ne i kërkojmë qeverisë që të ulet çmimi i karburantëve, i energjisë, të hapë vende pune që fëmijët tanë të mos ikin jashtë shtetit. Vendi ynë është këtu. Ndaj në datën 16 të jemi të gjithë në Tiranë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve”, u shpreh një pensionist në Elbasan.

U bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave në 16 shkurt të jemi të gjithë në Tiranë. Të jemi në emër të fëmijëve tanë, në emër të gjallërimit të jetës në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend. Ky vend po vdes çdo ditë dhe ti japim shpresë”, tha një qytetare e Elbasanit.