Avokatja e popullit del me deklaratën surprizë për paketën Anti-KÇK: Policia po cënon…

19 SHKURT 2020

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca ka komentuar paketën “Anti KÇK”,  e cila sipas saj është në shkelje të të drejtave të njeriut.Në gjykimin e avokatit të popullit Ballanca tha se nuk ka as nevojë dhe as urgjencë që policisë ti jepen të gjitha të drejtat.

“Kur ka kufizim të lirive të individit lindin pikëkëpyetje në lidhje me kufizimet kur këto ligje vendosen. Rregullat thelbësore që ne kemi parashikuar në Kushtetutë janë e drejta e lirisë e cila është e garantuar dhe nuk mund të cënohet nga ana e shtetit. Ka një problematikë në lidhje me shtetin e së drejtës që është paraqitur edhe nga avokati i popullit. Krimi duhet luftuar dhe duhet garantuar siguria publike, por kjo duhet të bëhet me mjete të ligjshme. Konventa ka përcaktuar se deri në çfarë limiti mund të bëhet kufizimi i këtyre lirive, që janë të pacënueshme. Janë shumë të rëndësishme të drejtat e njeriut edhe të drejtat e kriminelëve. Jemi në proces vlerësimi, me të drejtën e opinionit nuk pranohet më asnjë proces vlerësimi.”- tha Ballanaca në Abc News.

Nga: Gazeta Sot