23 Gusht 2023

Në moshën 76-vjeçare ka mbyllur sytë përgjithmonë aktori i mirnjohur shqiptar, Xhevat Qorraj.

Lajmin e ka bërë të ditur Betim Qorraj me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.

“I përjetshën qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorrja”, thuhet në postim.

Xhevati ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit. Ai është i njohur më shumë për filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.

Xhevat Qorraj

Ai ka luajtur në një numër të madh filmash të ‘Kosova Filmit’ dhe të tjerë: ‘Si të vdiset’, ‘Proka’, ‘Rojet e Mjegullës’ etj. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në filma e seriale televizive.
I njëjti së fundmi ka marrë pjesë edhe në serialin “Rrushe”, në rolin e Farukut.

Xhevat Qorraj

Qorraj vlen të ceket se i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë.

Xhevat Qorraj

Ai gjithashtu nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, gjersa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.