Arkeologji: – Djaloshi Dimalit

Djaloshi Dimalit, një vepër e formatit të vogël (12 x 9 cm) me vlerë të mirëfilltë historike dhe artistike, është realizuar në një cope guri të rajonit dhe i përket periudhës midis shek III-II p.e.s gjetur në qytetin antik të Dimalit (Dimalitan), një vendbanim që ndodhet në fshatin Krotinë, rreth 20 km në perëndim të qytetit të Beratit.

Djaloshi Dimalit

Paraqet kokën e një djaloshi. Dëmtimet në kohë nuk kanë mundur që ti zbehin vlertat e realizimit mjeshtëror. Fytyra ovale, tiparet e plota, flokët krela-krela, mbi të cilët është vendosur një shirit flasin për portretin e një atleti fitues në një garë olimpike. Realizimit i përkryer, pamje të qetë dhe modeste këtë vepër aktualisht e kthejnë në simbol të qytetit tonë.