31 Korrik 2023

Një burrë nga Kalifornia kapi një video kur shikoi nga dritarja e shtëpisë së tij dhe vuri re një ari të madh duke notuar në pishinën e oborrit të tij.

Mike Emanuel tha se fillimisht mendoi se një person po notonte në pishinën prapa shtëpisë së tij në Simi Valley, por një vështrim i dytë zbuloi se notari misterioz ishte një ari i zi.

Siç bëhet e ditur, Emanule kapi videon e notit të ariut dhe kontaktoi policinë e Simi Valley, transmeton Telegrafi.

“Unë i thashë: ‘Hej, një ari gjendet në oborrin tim’, dhe më pas më pyetën nëse kisha pirë”, tha Emanuel.

Policia konfirmoi se rasti u raportua të shtunën, por nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër. /Telegrafi/