23 Tetor 2023

Gjatë ditës së sotme (23 Tetor), Ardi Veliu ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij, ku i ka bërë të ditur largimin e tij nga AMP.

Ai u prezantua Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore më 2 shtator 2022. Ardiu Veliu zëvendësoi në këtë post Muhamet Rrumbullakun.

Kjo është dorëheqja e dytë e Ardi Veliut, pasi në 5 tetor 2021 u largua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ishte emëruar pas shkarkimit të Haki Çakos në shkurt të 2018-ës.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama në atë kohë, ka renditur argumentet ku sipas tij kishte ardhur koha që t’i përkushtohej familjes dhe fëmijëve

“Janë në një moshë delikate dhe në këto 4 vite i ka munguar prezenca e babait”, thoshte Ardi Veliu.

“Por ne këto moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë ne një moshë delikate e të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite”, argumenton Veliu.

Por ai u rikthye si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, vetëm pak javë pas ikjes nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

 10 nëntor 2021 u miratua në mbledhjen e qeverisë emërimi i tij në postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv.kryeministrja Belinda Balluku lajmëroi më 31 gusht 2022 se me vendimin e Këshillit të Minsitrave, Ardi Veliu ishte liruar nga detyra si zv.ministër.