11 Mars 2026

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj kryetarit të tyre Edi Rama. Malaj deklaroi se një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj shefit të tyre Edi Rama.  Malaj kishte një paralajmërim të fortë për ligjvënësit e mazhorancës.

Një ditë para seancës ku do të vendoset për imunitetin e Belinda Ballukut, Malaj deklaroi qartë se në një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Malaj komentoi edhe tërheqjen nga gara të kompanisë së vetme ofertuese për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano dhe akuzoi drejtuesit më të lartë, që nga kryeministri i vendit për mungesë transparence për këtë project strategjik.

Malaj theksoi se rënia e tenderit për Porto Romanon lë të hapur debatin për të ardhmen e një prej aseteve më të rëndësishme strategjike të vendit.