Sokol Sadushi

11 Mars 2026

Në një vendim të datës 9 mars, të publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë, për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi masat e sigurimit personal, thuhet se bëhet në bazë të një dokumenti të Konventës Europiane të Këshillit të Europës dhe përdoret si një dokument kundër paraburgimit.“Vendim i rëndësishëm për praktikën gjyqësore në fushën penale

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, mbi masat e sigurimit personal.

Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale. Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar. Seanca publike do të zhvillohet në datën 9/04/2026, ora 9:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Në fakt, ky nuk është një dokument i Këshillit të Europës. Dokumenti që pretendon Sadushi dhe marionetat mediatike të pushtetit është një material i porositur nga qeveria shqiptare dhe i hartuar nga disa ekspertë.

Vetë dokumenti e thotë mjaft qartë, se është hartuar me kërkesë të qeverisë shqiptare.“Ky dokument udhëzues (Guiding Paper – GP) është hartuar me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim informimin e procesit të hartimit të legjislacionit për ndryshimin e Kodit Penal (KP) dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP), me një fokus të veçantë te dispozitat që lidhen me paraburgimin”, thuhet në dokument.

Në fund të këtij dokumenti vetë ekspertët bëjnë me dije se opinionet e shprehura janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare të KiE-së.

Pra, ai që përdoret si argument nga Sokol Sadushi dhe Erion Veliaj nuk lidhet me KiE-në dhe sërish thjesht vijojnë gënjejnë.“Opinionet e shprehura në këtë punim janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflektojnë politikën zyrtare të Këshillit të Europës”, thuhet në dokument.

Dokumentin e ekspertëve të porositur nga qeveria në lidhje me situatën e paraburgimit, e ka bërë publik një nga “marionetat mediatike” të Erion Veliajt, Carlo Bollino.

Për këtë publikim, në fakt, duhet ta falënderojmë Carlo Bollino-n, pasi na ka vënë në dispozicion të vërtetën e atij dokumenti që pretendohet nga Sadushi, mediet e pushtetit dhe njerëzit që dalin në ekrane dhe e “pompojnë” si një dokument të Këshillit të Europës, se është thjesht një porosi e qeverisë.

Ky dokument që Sokol Sadushi thotë se janë standardet e Konventës Europiane të Këshillit të Europës, që raportohet si një dokument i rëndësishëm i KiE-së, në fakt rezultoi të ishte thjesht një dokument i porositur për interesa të qeverisë shqiptare, në shkelje të hapur të ligjit./CNA