Edi Rama

12 Mars 2026

Kryeministri Edi Rama duket se do të ketë telashe me drejtësinë, madje nuk përjashtohet mundësia që ai të thirret në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) si i pandehur, për shkak se del në dosjen e re të Belinda Ballukut. Paralajmërimin e ka bërë ditën e djeshme gazetari Enton Abilekaj, i cili deklaroi se në një nga dosjet e fundit të drejtësisë përmendet me emër dhe mbiemër kryeministri Rama, duke theksuar se hetimi i plotë i saj mund të çojë deri në një akuzë për korrupsion.

Teksa ishte i ftuar dje në “Syri Tv”, Abilekaj komentoi qëndrimet e fundit të Ramës ndaj drejtësisë sa i takon çështjes “Balluku”, për të cilën Partia Socialiste refuzoi t’i heq imunitetin për t’i hapur rrugë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të arrestojë ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, duke thënë se sulmet e tij ndaj institucioneve të drejtësisë kanë ardhur pikërisht, pasi emri i tij, është përmendur në një dosje hetimore.

“Është hera e parë që drejtësia na ka sjellë një dosje ku jo vetëm është përfshirë ish-zëvendësja e Edi Ramës, por ku përmendet edhe vetë Edi Rama me emër dhe mbiemër si një person që ka zhvilluar takime krejt të dyshimta”, theksoi Abilekaj. Sipas tij, pikërisht kjo pjesë e dosjes mund të çojë në akuza të rënda kryeministri Rama nëse hetohet deri në fund. Më poshtë po pasqyrojmë deklaratën e plotë të gazetari Abilekaj.

Deklarata e Abilekajt

“Akuzat kryesore ishin për atë që i tha i ka bërë Edi Rama. Edi Rama atëherë e sulmoi drejtësinë për tre ditë dhe pastaj dha urdhër që kush sulmon drejtësinë do të ketë pasoja në grupin socialist, apo jo? Ëhë. Ndërsa tani kemi nga nëntori deri në mars një sulm frontal ndaj drejtësisë. Ëhë. Sepse është hera e parë që drejtësia na ka sjellë një dosje jo ku jo vetëm është zënë zëvendësja e Edi Ramës, ish-zëvendësja tani, por kur Edi Rama përmendet me emër dhe me mbiemër si një njeri që ka zhvilluar takime krejt të dyshimta. Dhe ka sjellë një dosje ku këto takime krejt të dyshimta janë ajo pjesë e dosjes e cila po të hetohet mund të sjellë një akuzë për korrupsion, po jo për Beqajn e Ballukun, po për Edi Ramën.

Pra, kjo është arsyeja që Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e vet ndaj drejtësisë, i cili me sa duket nuk ka qenë asnjëherë parimor.

Ka qenë vetëm i ëh, selektiv. Vetëm i bazuar në interesat e veta. Në kohën kur drejtësia godiste kryesisht opozitën, godiste këta lojtarët e vegjël të ushtarët e perandorisë së Edi Ramës, të cilët kishin zbatuar urdhërat, por nuk shkonte kurrë tek urdhëruesit e vërtetë, siç bëri me inceneratorët për shembull, të mos e marrë deri në fund, deri me sterilizimin që ai e përmendi prapë Beqen. Pra deri në atë moment drejtësia ishte në rregull, sepse merrte, merrej me të gjithë ushtarët e vegjël.

Nuk hetonte ore kush e dha urdhrin, si guxuan këta që i shkelën ligjin? Kush i mori paratë, ku shkuan paratë? Deri atëherë drejtësia ishte në rregull. Sulmonte kë urdhëronte Edi Rama nga kongresi i Partisë Socialiste, apo jo, siç ju kujtohet. Kur u arrestua Ilir Meta në atë mënyrë, Edi Rama ndjehej krenar për atë arrestim. Kur ndodhi shkelja e kushtetutës me masat e sigurisë për Sali Berishën, Edi Rama votonte në kuvend që shkelja e kushtetutës është okej. Mjafton që drejtësia të ecë përpara. Dhe papritur të gjitha këto u kthyen bumerang. Vjen tani momenti me disa precedentë të cilët i drejtohen, i drejtohen qeverisë.

Atëherë qeveria duke mos pasur më asnjë argument, duke mos pasur më asnjë mundësi tjetër, del kundër vetes. Dhe del kundër të gjithë atyre që ka thënë deri tani. Edi Rama humbet të gjithë atë që ka ngritur, e rrëzon për një ditë për arsye, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur njerëzit e vetë të afërt kuptohet, sepse duke mbrojtur këtë enturazhin e vet, sigurisht që ai garanton se nesër do të jetë, do të rrethohet nga njerëz besnikë që do të vazhdojnë të zbatojnë urdhrat e tij të paligjshëm. Ne jemi sot në fazën kur Edi Rama, ai që deri dje mbronte drejtësinë, doli garant i drejtësisë, zhvilloi zgjedhjet duke thënë që SPAK-un vetëm unë mund ta mbaj, drejtësinë vetëm ky mund ta bënte, integrimin në Bashkimin Europian vetëm ky mund ta bënte dhe fitoi zgjedhjet me këtë.

Tani na del që nuk është, po bën pikërisht të kundërtën. Ato vota që mori, i mori për të sulmuar SPAK-un, për të penguar drejtësinë dhe për të penguar integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Pra zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht cilësisë së tyre, pavarësisht se duhet të zhbëheshin për nga cilësia e tyre, janë zhbërë nga vetë Edi Rama sot kur ai ka rrëzuar gjithë fushatën e vet elektorale dhe gjithë arsyet pse e kërkoi votën dhe sigurisht pse e mori atë votën aty ku e mori”, deklaroi dje ndër të tjera, gazetari Enton Abilekaj në “Syri Tv”.

Nga: Gazeta Sot