edi rama

11 Mars 2026

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar deklaratat e Edi Ramës gjatë mbledhjes me deputetët e Partisë Socialiste të hënën, ku tha se nuk pyet askënd se kujt do t’ia japë tenderin për ndërtimin e portit. Ndërkohë që sot, ministri i Infrastrukturës deklaroi se kompania ruse që kishte fituar tenderin është tërhequr nga gara.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi shtoi se pasi Rama bëri si gango, mori ultimatum nga SHBA-ja dhe më pas u detyruar të anulonte tenderin. Sipas tij, deklaratat se kompania ruse u tërhoq janë sajesa, pasi qeveria ka marrë urdhër të prerë nga SHBA-ja që tenderi të anulohet.

“Po ta shikosh krekosjen e Ramës para “deputetëve” të PS të hënën, ku i drejtohej amerikanëve që nuk ju pyes e nuk ju marr dorën se kujt do ja jap tenderin e ndërtimit të portit, dhe “lajmin” e sotëm të dhënë nëpërmjet zërit me “vibrim” të “ministrit” të infrastrukturës sot se gjoja është “tërhequr” nga gara kompania ruse që “fitoi” tenderin me emrin e një kompanie greke, e kupton edhe LOPA që Rama bën 24 orë si gango dhe 29 ditë si LANGO.

Po heeee pra, pse e anulove????? Jepja pra rusëve, spurdhjak, dhe mos i pyet amerikanët, bythëç politikan. Lëri dënglat se u “tërhoq” kompania, se nuk tërhiqet askush në botë nga 400 milionë eurot, joooo. Pa le kur dëgjova Kulufin që tha se ka përpjekje për ta sabotuar projektin!!!!!!!! Po nga kush bëhet kjo përpjekje, z. Kulufi, dhe kur e patë e kuptuat ju si mender parimor leshi që jeni se po sabotohet ky projekt??”, shkruan Murrizi.