Arben Malaj bën thirrje për rebelim brenda PS: – Rama i etur për gjak, do ua pijë juve

11 Mars 2026
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj kryetarit të tyre Edi Rama. Malaj deklaroi se një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj shefit të tyre Edi Rama. Malaj kishte një paralajmërim të fortë për ligjvënësit e mazhorancës.
Një ditë para seancës ku do të vendoset për imunitetin e Belinda Ballukut, Malaj deklaroi qartë se në një bllokim i mundshëm i kërkesës së SPAK do të rrezikojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Ish-ministri socialist deklaroi se shteti është i kapur nga krimi dhe renditi miliardat e humbura nga buxheti i shtetit për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Malaj komentoi edhe tërheqjen nga gara të kompanisë së vetme ofertuese për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano dhe akuzoi drejtuesit më të lartë, që nga kryeministri i vendit për mungesë transparence për këtë project strategjik.
Malaj theksoi se rënia e tenderit për Porto Romanon lë të hapur debatin për të ardhmen e një prej aseteve më të rëndësishme strategjike të vendit.
