Sali Berisha

Anetari komisionit të përkohshëm të rithemelimit të PD-së Sali Berisha: – Tani kemi punë me Ramën

28 DHJETOR 2021, 19:06

Anetari komisionit të përkohshëm të rithemelimit të PD-së Sali Berisha   Sali Berisha, ka qenë i pranishëm këtë të martë në përvjetorin e 31-ë të themelimit të PD dega Durrës.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij përshëndetëse, se PD është më e fortë se kurrë dhe nga tashmë e në vazhdim do të bëjë opozitë të vërtetë.

“Forcat që përmbysën diktaturat nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi. Kjo nuk ndodhi me PD-në. Ajo kishte periudha shumë herë më të vështira sesa motrat e saj në vendet ish-komuniste, që mund të përfundonte në arkivat e historisë.

Opozita sot ndodhet në gjendje agonie. Sot unë deklaroj përpara jush dhe shqiptarëve, se raporti më jetik më vendimtar për pluralizmin politik dhe lirinë e një shoqërie është raporti i opozitës me të vërtetën.

Por lavdi Zotit kjo kohë mori fund. Ne vendosëm t’i themi besëprerit se koha jote mori fund” tha ai.