Amerikanët marrin armët për shkak të COVID-19, vriten 4 persona

24 Maj 2020

Për shkak të COVID-19, gjakrat janë nxehur në SHBA, ku kanë ndodhur nëntë incidente të ndryshme dhe ku janë vrarë katër persona.

Ngjarjet ndodhën pas debateve mbi masat e prezantuara gjatë pandemisë koronavirus, të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskave ose distanca shoqërore.

Sipas tabloidit britanik “The Guardian”, të paktën katër persona u vranë dhe shtatë u plagosën si pasojë e tensioneve.

Të shtënat, ndër të tjera, erdhën pas një grindjeje mbi rregullat për mbajtjen e maska në automjetet e transportit publik dhe në objektet e biznesit.

Një banor i Teksasit plagosi një pasagjer pasi i thanë se nuk mund të hipte në autobus pa maskë. Në një restorant në Kolorado, një burrë dyshohet se plagosi një punonjës me armë zjarri, i cili kundërshtoi praninë e tij pa mbajtjen e maskës.

©Copyright Gazeta SHQIP