Alis elektrizon skenën e Eurovision, ‘Nan’ ngre publikun në këmbë

16 Maji 2026
Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi një skenë të mbushur me emocion, nisi nata finale e ‘Eurovision 2026’ në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri.
Spektakli çeli siparin me interpretimin e fituesit të vitit të kaluar, JJ – ‘Wasted Love’, përmes një performance energjike. Ashtu siç e do tradita, më tej u mbajt parada e madhe e 25 artistëve me flamujt e vendeve të tyre, të cilët do të garojnë këtë mbrëmje.
Alis ka dhuruar edhe një herë tjetër një performancë spektakolare, duke elektrizuar skenën e madhe të Vienës. Këngëtari interpretoi i pesti në radhë, i shoqëruar edhe nga aktorja e madhe, Rajmonda Bulku duke i dhënë këngës një dimension tjetër artistik.
Votimi është i hapur zyrtarisht dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.
Renditja e shteteve në natën finale:
- Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
- Gjermani: Sarah Engels – Fire
- Izrael: Noam Bettan – Michelle
- Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
- Shqipëri: Alis – Nân
- Greqi: Akylas – Ferto
- Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
- Australi: Delta Goodrem – Eclipse
- Serbi: LAVINA – Kraj Mene
- Maltë: AIDAN – Bella
- Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
- Bullgari: DARA – Bangaranga
- Kroaci: LELEK – Andromeda
- Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
- Francë: Monroe – Regarde!
- Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
- Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
- Poloni: ALICJA – Pray
- Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
- Suedi: FELICIA – My System
- Qipro: Antigoni – JALLA
- Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
- Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
- Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
- Austri: COSMÓ – Tanzschein
