Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me tone të forta sot në Kuvend

kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj: Ti merresh me lulet e Kajmakut, edhe sot u kapën 45 kilogramë kokainë të njeriut tënd. Bëhu

burrë njëherë, fol për non gratat e tua, që i ke në grupin tënd parlamentar. Gjysmë fjale nuk thua për

grupin tënd.

Së treti, bëhu burrë njëherë, mos i ul poturret para tyre. Ende vazhdon në sirtarët e këtij parlamenti

vetingu për politikanët, ke ti fuqi për këtë punë. Të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti

ke bërë. Listën e pritjes e ke të gjatë, për ministra dhe deputetë që i ke në burg, dhe i pret burgu.

– Dy i ke në burg, lista e atyre që presin është e gjatë, prisni dhe do të shihni.

Rama i pergjigjet Alibeajt: Po presim Lulin për vetingun në politik.

Gazeta Sot