13 Qershor 2023

Gazetari dhe ish-deputeti socialist Alfred Peza është zgjedhur me 9 vota Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Në këtë post ishin në garë 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Pas shpalosjes së platformës nga kandidatët, Këshilli Drejtues me votim të fshehtë zgjodhën Alfred Pezës si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.