28 Maji 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas kritikave të shumta nga ndërkombëtarët në lidhje me tensionet e shkaktuara një ditë më parë në veri të vendit.

Kurti u shpreh se kanë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe çdo gjë po shkon mirë pa dhënë më shumë shpjegime.

“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.

Tensionet u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse.

Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Departamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti etj.

Gazeta Panorama