Alarm në Greqi, zbulohen dy mutacione të reja të Covid-19

– 07.03.21

Dy mutacione të reja të koronavirusit që u zbuluan në Atikë kanë shkaktuar alarm në vendin fqinj.

Sipas OPEN, dy variantet e reja u identifikuan nga Instituti për Kërkime Biomjekësore të Akademisë së Athinës. Të dy rastet janë variante të llojeve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Mutacionet e shoqëruara me raste në Afrikën e Jugut dhe Brazil janë më shqetësuese për shkencëtarët, pasi duket se e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.

Gazeta Shqip