Prof. Aferdita Onuzi

Aferdita Onuzi: – Ajo godinë ka shumë rëndësi për kulturën shqiptare

Përderisa ajo ndërtesë dikur është vlerësuar monument kulture kategori e dytë, si dhe ka edhe disa fakte të tjera të rëndësishme nuk duhej të ishte lënë në atë gjendje që shohim. Ky eshte prononcimi i Prof.Dr. Aferdita Onuzi. Ajo ndërtesë është godina e parë e “Radio Tiranës”. Aty është godina ku ka funksionuar për vite e vite të tëra Instituti i Kulturës Popullore, vazhdon ajo. Vendi ku ka qenë arkivi unikal i muzikës popullore shqiptare. Ajo godinë ka shumë rëndësi për kulturën shqiptare edhe si një ndërtesë nga ana arkitektonike e një periudhe të caktuar e viteve ‘20-’30. Prej vitesh aty është ruajtur arkivi unikal. Ajo godinë nuk duhet të preket.

Nga: Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore