“5 Maji” – blindohet nga policia, protesta e banorëve bashkon në terren Grupin e Rithemelimit dhe PD-në zyrtare

19 JANAR 2022

Teksa policia ka shkuar ditën e sotme në lagjen “5 Maj” në kryeqytet për të nisur shembjen e banesave, është hasur aty me rezistencën e banorëve.

Bëhet me dije se zona është ‘blinduar ‘ nga policia teksa kanë nisur të krijohen dhe kordonet e para, por banorët kërkojnë të bëjnë rezistencë dhe të mos e lejojnë shembjen e banesave të tyre.

Por nga ana tjetër protesta e banorëve të “5 Maji” për shembjen e banesave ka bashkuar në terren Partinë Demokratike.

Në mbështetje të banorëve, kanë shkuar deputeti Klevis Balliu, i cili ka qenë edhe në protestat e banorëve të Astirit, Ervin Minarolli, të dy nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, e ndërsa nga PD-ja zyrtare është parë të jetë deputetja Dhurata Çupi.

Gazeta Shqip