20 Gusht 2026

Historia është plot me figura të famshme, fjalët dhe veprat e të cilave kanë jehuar ndër shekuj. Por herë pas here, një personazh imagjinar futet aq thellë në ndërgjegjen e publikut, saqë nis të besohet si një figurë reale.

Ka edhe raste të debatueshme, si mbreti Artur, i cili mund të jetë bazuar në një mbret të vërtetë. Por për disa figura të tjera historianët janë pothuajse të një mendjeje: ato nuk kanë ekzistuar kurrë.

1. Mulan

ImageFalë filmit të animuar të Disney-t të vitit 1998, historia e Mulanit është bërë e njohur në mbarë botën. Shpesh besohet se ajo bazohet te Hua Mulani, një grua nga Kina e lashtë që u maskua si burrë për të shkuar në luftë në vend të babait të saj.

Por Mulan është një personazh i folklorit kinez. Versioni më i hershëm i njohur i historisë së saj, “Balada e Mulanit”, daton të paktën në shekullin XII, megjithëse mendohet se mund të ketë origjinë që në shekullin IV. Për shekuj me radhë, ajo u shfaq në poema, drama dhe këngë. Sot historianët priren të mendojnë se Mulan nuk ishte një person real.

2. Ned Ludd

Image

Në fillim të shekullit XIX, punëtorët anglezë të tekstileve protestuan kundër pagave të ulëta, orëve të gjata dhe kushteve të këqija të punës. Kur protestat u shtypën, ata nisën të shkatërronin makineritë e tekstileve. Lëvizja u bë e njohur si lëvizja luddite.

Thuhej se udhëheqësi i saj ishte Ned Ludd. Sipas historisë, në vitin 1779 ai kishte thyer me çekiç një makinë tekstili pasi ishte ndëshkuar për punë të gabuar.

Por nuk ka prova se Ned Ludd ka ekzistuar ndonjëherë. Historia për të u shfaq në shtyp vetëm në vitin 1811, pasi lëvizja kishte nisur. Në të vërtetë, “Gjenerali” ose “Kapiteni” Ned Ludd ishte një figurë simbolike, emrin e të cilit ludditët e përdornin edhe në letrat kërcënuese.

3. Robin Hud

ImageRobin Hud është ndoshta banditi më i famshëm i folklorit anglez: një harkëtar që u vidhte të pasurve për t’ua dhënë të varfërve dhe jetonte në pyllin Sherud me grupin e tij.

Historia e tij u shfaq në shkrime që në vitet 1370. Studiuesit kanë propozuar disa persona realë si frymëzim të mundshëm, mes tyre Roger Godberd dhe Robert Hod. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme për asnjërin prej tyre.

Meqë nuk është gjetur asnjë dëshmi historike e besueshme për Robin Hudin, shumica e historianëve mendojnë se ai ka qenë gjithmonë një personazh legjendar.

4. Beti Kroker

Image

Bet Krokeri është një nga emrat më të njohur në botën e gatimit dhe pjekjes. Emri dhe fytyra e saj janë shfaqur për dekada në produkte ushqimore dhe ajo është lidhur edhe me një prej librave më të suksesshëm të gatimit.

Por Beti Kroker nuk ka ekzistuar. Ajo u krijua në vitin 1921 nga Washburn – Crosby Company, kompania që më vonë u bë General Mills.

Kompania merrte qindra letra nga njerëz që kërkonin këshilla për gatimin. Përgjegjësit menduan se një grua do të ishte më e përshtatshme për t’u përgjigjur dhe krijuan personazhin imagjinar Beti Kroker. Madje, për dekada, gra të ndryshme e portretizuan atë në radio dhe televizion. Mashtrimi u zbulua publikisht në vitin 1945.

5. UilliamTell

Image

Uilliam Tell është një nga heronjtë më të famshëm të Zvicrës. Sipas legjendës, në vitin 1307 ai refuzoi t’i bindej guvernatorit austriak Albrecht Gessler. Si ndëshkim, u detyrua të qëllonte me shigjetë një mollë mbi kokën e të birit, dhe ia doli.

Më pas, sipas disa versioneve, Tell vrau Gesslerin dhe akti i tij i rezistencës frymëzoi kryengritjen kundër Habsburgëve.

Por dëshmitë historike mungojnë. Për herë të parë, historia e mollës shfaqet në burime vetëm në vitet 1470, më shumë se një shekull pas ngjarjes së pretenduar. Edhe një dokument i lidhur me Betimin e Rytlit, që thuhej se Tell e kishte nënshkruar, nuk mbante firmën e tij. Për më tepër, dokumenti datonte në vitin 1291, 16 vjet para kohës kur Tell supozohet se nisi kryengritjen.

Edhe pse me shumë gjasë nuk ka qenë person real, Uilliam Tell mbetet një nga figurat më të rëndësishme të folklorit zviceran.